Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ofrojnë 300 pozicione të lira. Lajmi është bërë i ditur nga vet ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku përmes një postimi në ‘Facebook’ u bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e FA-ve.

“Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur!

Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër. Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje. Për më shumë info vizitoni linkun më poshtë:

https://bit.ly/2MoTqBs

Bëni tag edhe shokët e shoqet!”, shkruan ministrja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: