Kryeministri Edi Rama deklaroi se thelbi i kësaj gare është; një aleancë fosilesh përballë një aleance vetëndryshimi siç është Partia Socialiste.

Teksa u pyet në emisionin “Real Story” në ‘News24’ se për çfarë i shërbenin politikës, kandidatët të qarkut të Durrësit, si Rrahman Rraja apo dhe Jurgis Çyrbja, kreu i qeverisë theksoi se ata janë afër komunitetit, ndërsa solli shembullin e deputetit Paulin Stërkaj.

Mes të tjerash Rama tha se Partisë Demokratik i doli një kandidat i inkriminuar në Shijak, ndërsa nuk përmendi emra.

Rakipllari: Rrahman Rrahja, Çyrbja.. Për ça i duhen PS? Politikës?

Rama: S’merret me përgjimet. Me këto merreni ju. Ju merreni me copëza pqë i shkëpusni. Dhe kur vjen puna tek ‘Babalja’ ju shqetësoheni, kur i them; ‘lakuriq nate’. Këto foto dhe në këto krahësime përputhen me personazhin. Karikatyurat, satirat, nxjerrin në pah vizualisht, ose në mënyrë auditive, një thelb në një sekondë. Thelbi i kësaj gare është; një alenacë fosilesh nga njëra anë dhe një aleancë e vetëndryshimit të PS nga ana tjetër, për të qenë në lartësinë e kohës. Secili në pozicionin e vetë, udhëheqësit duhet të shkojnë tek ‘vija e luftës’. Në lista, në çdo skuadër ka sulmues, mbrojtës, e portjerë. Ka dhe lojëtarë hije, që bëjnë punë në skuadër që nuk janë spektakolarë. Ka dhe nga ata që janë përfaqësues komunitetesh. Paulin Stërkaj nuk kam foltoren dhe flet ose jeton duke folur aty, por është përfaqësues i komuniteteve. Ashtu janë dhe ata të tjerët. Ti nuk mund të kriminalizosh komunitetet të tëra. Si bën dot krahësime të tilla ti, as nuk akuzon dot. Po akuzon.

Rakipllari: S’po bëj akuza, Ambasada amerikane ka thën; mos fut njerëz ‘connecting’ me krimin.

Rama: Ambasada amerikane ka bërë gjënë e duhur në sjelljen në vëmendje për të shkuar para në këtë proces. Deri tani është një rast i PD që doli sot. Se di e ke parë.
Balla: Ai në Shkodër

Rama: Dhe një në Shijak.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb