TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka komentuar vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi në Tajvan.

Shehu shkruan se kjo vizitë mbart një mesazh edhe për Shqipërinë: “Për demokracinë kundër autokracive!” thelbësore për të gjithë!

Sipas tij, vlerat e Botës së lirë dhe demokratike sot po kërcënohen nga “diktatorët” e tipit të ri, nga autokratët me “kostume” demokratësh.

POSTIMI I PLOTË
Vizita e Nancy Pelosi në Taiwan, një mesazh edhe për Shqipërinë:
“Për demokracinë kundër autokracive!” thelbësore për të gjithë!
Është pikërisht gjendja sot, ashtu siç ajo e përcaktoi prej andej:
“Një lufte midis autokracisë e demokracisë në botë”!
Përcaktim i përsosur ky gjatë asaj vizite të guximshme e rrezatuese edhe për këtë mesazh shume të rëndësishem politik e të drejtash që transmetoi.
Sepse vlerat e Botës së lirë dhe demokratike sot po kërcënohen nga “diktatorët” e tipit të ri, nga autokratët me “kostume” demokratësh.
I kemi sot këta jo të paktë në numër, por edhe më të shumtë në “bëmat” e dëmet e tyre të mëdha, që po i shkaktojnë vendeve e Kontinenteve.
Ukraina është një tregues i qartë për çfarë ata mund të prodhojnë.
Edhe provokacionet e fundit serbe në Kosove mund të çojnë shumë larg, nqs nuk ndalet në kohë autokrati i Beogradit.

Se sa për Shqipërinë…ajo është një shembull i qartë për të treguar se në çfarë katastrofe mund ta çojë vendin një autokrat që qeveris.
Por rreziku i autokratëve zgjerohet e shtohet:
Ata i largohen ambienteve demokratike, ku nuk pranohen rregullat autokratike.
Kështu autokratët lidhen me njeri-tjetrin, mbështesin njeri-tjetrin, bëjnë aleanca të ngushta me njeri-tjetrin…
Krijojnë “bashkësinë e autokratëve”, që shpesh e “sheqerosin” me fjalën “të hapura”, gjithmonë në Lindje, a me lidhje të forta aty.
Perëndimi i “verbon” ata!

Mjafton të shikosh për këtë lidhjet, marrëveshjet, miqësitë e bashkëpunimin e ngushtë edhe të autokratit tonë, Rama, “Ballkanin e hapur” ku na shtyn!
Por kjo e keqe progreson edhe për faktin tjetër, filozofinë e autokratëve:
Në ato ambiente nuk njihet “vota e lirë”, prandaj autokratët duhen përmbysur.
Faleminderit Zj. Pelosi për këtë mesazh të qartë e real, që ju dhatë nga Taiwan.
Vlen shumë edhe për Shqipërinë nën autokraci, larg atij ishulli.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb