TIRANË

Me vendim qeverie është anuluar çdo aktivitet të paktën deri me 3 prill, për shkak të përhapjes së Koronavirusin. Në kuadër të këtij vendimi janë anuluar edhe aktivitetet që ishin programuar për festimet e ditës së Verës, më 14 mars. Duket se me masat e marra, është anuluar edhe koncerti i këngëtarit me famë botërore, Maluma. Koncerti do të mbahej mbrëmjen e 14 marsit në sheshin “Nënë Tereza”.

Gazeta Shqiptare pyeti pranë organizatorëve, të cilët konfirmuan lajmin. Kujtojmë se të shumtë ishin fansat që kishin blerë tanimë biletat për koncertin e tij, por edhe biletat ekstra, me të cilat do të mund të takonin idhullin e tyre.  “Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve direkte në të gjitha zonat e kuqe deri në 3 prill, do mbyllen shkollat për një periudhë dyjavore. Për këtë arsye ne besojnë se është momenti që të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojnë anullimin e  të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi,”-thuhej në fjalën e kryeministrit.

Ditën e sotme janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Dy pesonat e infektuar janë V.K dhe P.K, pëkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët kanë ardhur nga Firence e Italisë.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill./gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb