Abuzimi seksual me të miturën në Babrru, nga roja i shkollës ku mësonte ka sjellë reagime të forta qytetare dhe protesta jo vetëm në Tiranë.

Mësohet se qytetarët kanë dënuar me forcë dhe kanë marshuar kundër këtyre fenomeneve, në Korçë e Sarandë. Ata kërkojnë forcimin e dënimit për abuzuesit.

Në Korçë, në sheshin e qytetit kanë dalë në protest kryesisht femrat që mbajnë në duar pankarta. Motoja është njësoj si në Tiranë “Për Fëmijërinë e Vjedhur”.

Në formën e një marshimi edhe nga “Sheshi Nënë Tereza” i Sarandës kanë marshuar sot nëna me fëmijë, të rinj e të reja, politikanë për t’i thënë “Stop abuzimit, për fëmijërinë e humbur, për jetën…”

Ata marshuan paqësisht për një të ardhme të sigurt për veten, vajzën, motrën, nënën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb