Tunizia do të jetë vendi i parë në botën arabe që do të ketë një kryeministre grua. Ditën e sotme presidenti i Tunizisë, Kais Saied, e ka emëruar zonjën Najla Bouden Romdhan kryeministre të vendit.

Emërimi i shefes së re të qeverisë nga presidenti u bë rreth dy muaj pasi ai e shkarkoi qeverinë e kaluar dhe mori kompetenca të shumta për vete.

“Kjo është hera e parë në historinë e Tunizisë që një grua udhëheq një qeveri. Është nder për Tunizinë dhe për gratë tuniziane”, tha presidenti Saied gjatë takimit me të emëruarën e re të mërkurën.

Sipas një faqe tuniziane, Romdhan ka shërbyer në Ministrinë e Arsimit të Lartë më 2011. Ajo do ta fillojë punën në qeveri në një kohë krize, ndonëse ka dyshime për fuqinë e vërtetë të saj në pushtet.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb