Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se sot u zyrtarizuan emrat e kandidatëve për Primaret në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të bashkive të këtij qarku, duke hapur sipas tij një kapitull tjetër të këtij procesi demokratik.

Sipas tij për herë të parë në vend, në atë qark e kudo do të përcaktohen në një mënyrë transparente e të lirë kandidatët përfundimtarë të demokratëve për ndryshimin që do sjellë 14 maji.

Shehu shtoi se deri më 4 dhjetor secili do shpalosë alternativat e projektin për nxjerrjen e bashkive nga ajo që ai e quajti “humnera ku e ka çuar Rilindja”.

Njoftimi i plotë:
Te dashur antare, aktiviste, simpatizante te degeve te PD te Qarkut te Gjirokastres!
Sot u zyrtarizuan emrat e kandidateve per primaret, ne kuader te zgjedhjeve per Kryetar te Bashkive te ketij Qarku, duke hapur keshtu nje “kapitull” tjeter te ketij procesi thellesisht demokratik e gjithe bashkues.
Per here te pare ne Shqiperi, ne ate Qark e kudo do te percaktohen ne kete menyre tejet transparente e te lire, kandidatet tane perfundimtare per ndryshimin e pritshem, qe do te sjelle 14 Maji.
Deri me 4 Dhjetor secili do te shpalose alternativat, projektin e tij per nxjerrjen e bashkive tona nga “humnera” ku e ka cuar Rilindja, per zhvillimin e tyre dinjitoz, ashtu si meritojne banoret e respektuar te ketij Qarku plot tradita e vlera ne histori.
Me tej me 4 Dhjetor do te votohet ne menyre thellesisht te lire e demokratike.
E gjithe kjo perben nje premise te forte e te gjere per suksesin e 14 Majit.
Kryesite e degeve ne Qark, strukturat e PD aty do te jene ne aktivitet te plote per te siguruar respektin e plote te votes suaj me 4 Dhjetor.
Urimet me te mira te gjthe kandidateve, qe pavaresisht nga fituesi do te jene se bashku per fitoren e 14 Majit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: