Për herë të parë pas lindjes së fëmijës së dytë, Kylie Jenner ka ndarë një video emocionuese që dokumenton shtatzëninë e saj dhe ardhjen në jetë të të birit.

Klipi prej nëntë minutash, i titulluar “Djalit tonë”, fillon me tregimin e testit të shtatzënisë partnerit të saj, Travis Scott, vajzës së tyre Stormi dhe nënës së saj Kris Jenner.

Pamjet më pas zhvendosen në muajt e fundit të shtatzënisë dhe festa sekrete me familjen e miqtë. 24-vjeçarja, një nga biznesmenet më të pasura të botës, mirëpriti fëmijën e saj të dytë me Scott më 2 shkurt.

Deri më tani ajo është treguar shumë diskerete në postimin e fotove apo informacioneve për të birin.

Mesa duket Kylie e ka ruajtur ekskluzivitetin për kanalin e saj të Youtube, duke menduar edhe në rast me mendjen e një biznesmeneje, për të gjeneruar edhe në këtë formë të ardhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: