Për herë të parë në histori, pas 114 vitesh, Atalanta e sheh veten në krye, të vetëm. Bergamaskët nuk e shpërdoruan një rast të tillë, një takim me historinë, duke thyer pastër 2-0 Monza-n, një sukses që i ngjit në krye të Serie A.

Kjo është hera në historinë e klubit që marrin kreun e klasifikimit pas javës së 5-të. Me 4 fitore dhe 1 barazim, 13 pikë në total, Atalanta ndiqet nga Napoli dhe Milan në kuotën e 11 pikëve.

Monza e Berlusconit ende nuk e ka shijuar pikën e parë në Serie A.

Në barazim 2-2 përfundoi sfida tjetër ndërmjet Salernitanas dhe Empolit. Ardian Ismajli si gjithnjë zbriti në fushë si titullar ndërsa Nedim Bajrami u aktivizua në minutën e 66-të. Me të në fushë, Empoli ka gjithnjë diçka më shumë në fazën sulmuese, më shumë fantazi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb