Sonte në Talin të Estonisë do të luhet Superkupa e Europës mes Atletico Madrid dhe Real Madrid. Për këtë arsye krahasimet mes tyre kanë nisur të bëhen në çdo drejtim, veçse këtë herë përfundimi i një statistike është me të vërtetë shumë interesant.

Për herë të parë në histori Atletico Madrid është skuadër më e shtrenjtë se rivalët e qytetit, ‘galaktikët’ e Realit.

9 sezone më parë “el colchoneros” vlenin 205.8 milionë euro, ndërsa Reali 487 milionë euro. Një vit më parë skuadra e Simeones kishte vlerën e 740.3 milionë euro ndërsa skuadra e Zidanit plot 941.8 milionë euro. Këtë herë gjërat janë ndryshe.

Largimi i Cristiano Ronaldo-s nga Reali dhe afrimi i lojtarëve si Diego Costa dhe Lemar te Atletico, por edhe rritja e vlerës së Griezman, ka bërë që për herë të parë madrilenët e vegjël të vlejnë më shumë se ‘Los Blancos’.

Kështu vlera e skuadrës së drejtuar nga Simeone është 858 milionë euro ndërsa ajo e Lopeteguit vetëm 775.7 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb