Tibo Kurtua ishte fenomenal në finalen e madhe ndaj Liverpulit. Gardiani belg, falë pritjeve të tij, i siguroi trofeun e 14-të të Champions-it, skuadrës madrilene.

30-vjeçari ndali thuajse gjithçka, duke “çmendur” anglezët. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë, që një portier të kryente 9 pritje shpëtimtare në finalen e Champios-it, këtë gjë e bëri pikërisht Kurtua në mbrëmjen e sotme.

 

Bt
Bt

 

Belgu u shpall “Njeriu  i ndeshjes” nga UEFA, teksa faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e vlerësoi me notën 9.5 portierin e Reali.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb