SUEDI

Për herë të parë në histori Suedia rrëzon një kryeministër nëpërmjet një mocioni mosbesimi në parlament.

Stefan Lofven duhet të japë dorëheqjen nga posti ose të shpallë zgjedhjet e parakohshme në vend.

Krisja erdhi për shkak të kontrolleve mbi qiratë, teksa partia e majtë u tërhoq nga koalicioni dhe kërkoi mocionin e mosbesimit.

Tashmë kryetari i parlamentit të Suedisë do të fillojë negociatat për formimin e një qeverie të re e cila do të qëndrojë përkohësisht deri në shtatorin e 2022 kur mbahen dhe zgjedhjet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb