ITALI

Deputeja italiane, Gilda Sportiello ushqen më gji djalin e saj vetëm 2 muajsh në parlament.

Deputete e Lëvizjes 5 Yjet është deputetja e parë italiane që hyn në Dhomën e Montecitorio dhe merr pjesë në një votim, duke ushqyer me gji fëmijën e saj.

Zëvendës kryetari i parlamentit Giorgio Mulé tha se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe vuri në dukje se të gjithë të pranishmit japin mbështetjen e tyre të plotë për nënë e bir.

“I urojmë Federikos një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë. Dhe tani do t’i zhvillojmë bisedat tona pa zhurmë”, tha ai.
Ndërsa vetë deputeja tha se për të është një ditë e rëndësishme pasi është hera e parë që lejohet që një grua të ushqejë beben e saj në parlament. Kjo sipas saj jep një mesazh të fortë, që asnjë gruaje nuk mund t’i cënohet e drejta të ushtrojë detyrën edhe kur mbi supe ka përgjegjësistë familjare, si mëmësinë në këtë rast”, tha Mule.

“Sot është një ditë e rëndësishme sepse për herë të parë një grua deputete lejohet të ushqejë me gji beben e saj në dhomë. Një mesazh i qartë për vendin: në asnjë vend pune dhe asnjë grua nuk duhet të pengohet ta bëjë këtë. Të gjitha nënat që punojnë duhet të jenë në gjendje të ushqejnë me gji dhe nuk duhet të detyrohen të ndërpresin ushqyerjen me gji për t’u rikthyer në punë. Iniciativa u mirëprit, shpresoj që të gjitha propozimet që po bëjmë për përmirësimin e pajtimit ndërmjet amësisë dhe punës të mirëpriten me të njëjtin entuziazëm.”-u shpreh deputeja jashtë seancës.

Kujtojmë se që nga nëntori i vitit 2022 parlamentin italian lejon që nënat deputete të ushqejnë me gji fëmijët e tyre deri në moshën një vjeç, gjatë seancave parlamentare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb