Organizatorët e çmimit prestigjioz të filmit, Oscar, kanë ftuar një numër rekord të anëtarëve të rinj për të votuar fituesit e vitit të ardhshëm, pasi në ceremoninë e këtij viti janë kritikuar për mungesë diversiteti.

Gati 700 njerëz janë ftuar, me fokus të veçantë gratë dhe pakicat. Për të dytin vit me radhë, të gjithë të nominuarit për çmimin këtë vit, kanë qenë të bardhë. Fakti ka shkaktuar debat për barazinë racore në industrinë e filmit, si dhe ka bërë që disa yje të Hollywood-it të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve në muajin shkurt.

Akademia e Arteve Filmike dhe e Shkencave më pas është pajtuar që të rishikojë anëtarët e saj. Të ftuarit e rinj përfshijnë aktorin me ngjyrë, John Boyega, nga filmi Star Wars dhe aktoren Emma Watson nga Harry Potter.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: