TIRANE– Qendra e parë tregtare në vend, QTU, me rastin e festave të Flamurit do të sjellë një mënyrë të re dhe krejt origjinale të kremtimit të historisë së vendit tonë. 105 vjet histori të sjella në një formë tjetër. Nje ekspozitë me karakter edukativ, me një koleksion të rrallë kartmonedhash shqiptare, do të pasqyrojë fragmente të një historie 105-vjeçare, e cila hapet për herë të parë në një qendër tregtare.

Kjo ekspozitë synon të informojë publikun e gjerë mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartmonedha. Ky koleksion do të shoqerohet edhe me objekte mbështetëse si kartolina, gazeta të kohës duke ofruar një pasqyrim më të plotë të zhvillimit tonë kulturor ndër vite.

Nëpërmjet organizimit të kësaj ekspozite, QTU synon të shpalosë vlerat historike dhe kulturore të kartëmonedhës shqiptare të emetuar ndër vite.

Paraja, si çdo gjë tjetër, ka reflektuar ndryshimet e kohës, ndryshimet e sistemeve, të cilat kanë lënë vulën e tyre edhe mbi kartëmonedhat, duke bërë kështu që monedha kombëtare të vlerësohet jo vetëm për vlerën e saj monetare, por dhe për vlerën historike që ajo mbart.

Përmes këtij aktiviteti, QTU, si një organizatë biznesi me përgjegjësi të lartë sociale, ka si qëllim të saj edukimin e brezave të rinj dhe prezantimin e tyre me vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare.

Ndaj QTU ju mirëpret në datat 28 dhe 29 Nëntor të vizitoni pa pagesë këtë ekspozitë të veçantë për vetë domethënien që mbart dhe mesazhin që transmeton për shoqërinë në këto ditë festash.

QTU është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i cili është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG Jumbo, Neptun, Spar Albania, markat fashion si Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumë të tjera. Për më shumë në http://qtu.al/al/informacion/te-reja/186-fragmente-te-historise-se-shqiperise-ne-nje-forme-ndryshe-per-here-te-pare-ne-qtu-nje-ekspozite-e-kartemonedhave-te-rralla-shqiptare

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: