Një anije është larguar nga porti jugor ukrainas i Mariupolit, e para që është nisur që kur Rusia mori qytetin, sipas udhëheqësit të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, i cili po fliste në emër të autoriteteve ruse.

Anija RM-3 që mbante “2500 tonë fletë çeliku” është nisur për në Rostov në Rusinë perëndimore, tha Denis Pushilin në kanalin e tij Telegram.

Më vete, një përditësim nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Milicisë Popullore të Republikës Popullore të Donetsk tha se anija ishte ngarkuar nën mbrojtjen e forcave speciale dhe marinës ruse.

Ukraina e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për grabitje të produkteve të tilla si gruri dhe metali nga vendi.

Të shtunën, Ukraina kritikoi Rusinë për dërgimin e një anijeje në Mariupol për të ngarkuar një ngarkesë metalike me destinacion Rusinë. Komisionerja e parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut Liudmyla Denisova tha në atë kohë se trupat ruse po planifikonin të dërgonin një anije që transportonte “3000 tonë produkte metalike” nga Mariupol në Rostov-on-Don (në Rusi).

Denisova tha se porti i Mariupolit strehonte rreth 200,000 ton metal dhe gize me vlerë 170 milionë dollarë përpara pushtimit rus të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb