SHBA

Rriten rastet e të infektuarve me koronavirus në SHBA. Në 24 orët e fundit për herë të parë që prej nisjes së pandemisë janë regjistruar mbi 50 mijë raste të reja. Sipas të dhënave’ Covid Tracking Project’ infeksionet e reja arritën në 52.982 raste.

Edhe në Amerikën Latine situata nga koronavirusi është mjaft e rëndë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar plot 72,839 raste të reja dhe 2.405 të vdekur.

Numri i të infekltuarve në total është 2.649.302 nga të cilët kanë ndërruar jetë 118.604 në 34 vende të Amerikës Latine.Brazili është vendi më i prekur nga koornavirusi në Amerikën Latine me 1.448.753 raste të prekur ku 46.712 në 24 orët e fundit.

Ndërsa viktimat deri tani janë shkuar 60.632, 1.038 në 24 orët e fundit. Pas Brazilit është Peruja me 288.477 të infektuar nga të cilët kanë vdekur 9.860 persona. Më pas është Kili me 288.477 nga të cilët kanë vdekur 9.860 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb