Për herë të parë, në paraburgimin e Vlorës do të jetë e mundur kryerja e shkollës nga ana e të paraburgosurve për këdo që nuk ka realizuar jo vetëm arsimin 9 vjeçar por edhe atë të mesëm.

Një inisiativë disa vjeçare e kreut të Paraburgimit, Ëngjëllush Avdulaj i cili është konkluduar me realizimin e saj me sukses.

Në një postim të tij ,Avdulaj shprehet se në bazë të marrëveshjes mes Ministrisë se Drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për arsimimin e të burgosurve dhe të të paraburgosurve në sistemin peniticiar, për here të parë, mbas një pune dhe përpjekjesh të vazhdueshme për një periudhë te gjate, të bërë nga ana jonë, në bashkëpunim te ngushtë me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë u bë e mundur dhe realitet, hapja dhe fillimi i arsimit te mesëm për të paraburgosurit në institucionin tonë.

Ai shton se “janë marrë të gjitha masat nga ana jonë dhe po vazhdon normalisht zhvillimi i arsimit 9-Vjeçar, kurseve profesionale me afat 4- mujorë dhe së fundmi dhe të  atij të arsimit të mesëm.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: