Pas ceremonisë së dytë të martesës, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez fluturuan drejt Italisë për një muaj mjalti romantik në Villa Oleandra, shtëpia e George Clooney në liqenin e Komos.

Siç raportohet nga Provinca e Komos, të dy shkuan me motobarkën e Clooney për darkë në Grand Hotel Tremezzo.

JLo dhe Ben Affleck nuk janë VIP-at e parë që priten në Villa Oleandra, të cilën Clooney e ka në pronësi për njëzet vjet. Para tyre, ndër të tjera, ka qenë atje ish-presidenti amerikan Barack Obama, Michael Jordan dhe në fillim të gushtit, një çift nga Bixby, Oklahoma, të cilët fituan një drekë me George dhe Amal duke marrë pjesë në një mbledhje fondesh të Fondacionit Clooney.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb