Në moshën 49-vjecare ajo vazhdon të mbetet e bukur dhe në formë të shkëlqyer. Jennifer Lopez ngacmon fansat në Instagram duke u shfaqur me një kostum plazhi dhe duke treguar format e saj perfekte.

JLo po kalon një moment të artë dhe tani duket e lumtur pas tre divorceve. Dashuria me ish kampionin e baseball Alex Rodriguez shkon për mrekulli.

‘Vetëm një ditë larg dhe më mungon shumë’, ka shkruar Jennifer në Instagram së fundi.

Pas pushimeve në Itali, mes Positanos dhe Capri, këngëtarja ka deklaruar dashurinë e saj përpara telekamerave, në Mtv Video Music Awards 2018: “Je shpirti im binjak, çdo ditë më bën të kuptoj që qielli dhe universi është i pafund, ashtu si ajo që mund të krijojmë së bashku. Me dashuri, besim dhe mirëkuptim”.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb