Lëvizja moderne mjedisore mendohet se ka nisur në vitin 1962 kur Rachel Carson botoi librin e saj të mirënjohur “Pranvera e heshtur”. Publiku amerikan u njoh me rreziqet e përdorimit të pesticidit sintetik DDT që asokohe përdorej për të kontrolluar rritjen e mushkonjave dhe insekteve të tjerë. Që prej atëherë, vetëdija mjedisore e publikut dhe presioni i tij në vendimarrjet politike në lidhje me mjedisin është rritur. Por kundёrpёrgjigjet e palёs tjetёr nuk kanё munguar.

Në vitin 2004 Naomi Oreskes botoi një artikull në revistën Science ku vinte në dukje se përfaqësues të korporatave dhe krerë të agjencive mjedisore shfaqën dyshime mbi të dhënat e pranuara prej komunitetit shkencor, se në themel të ndryshimeve klimatike janë faktorët antropogjenë. Nё tё vёrtetё, kёta “tregtarё tё dyshimit”, opinionbёrёs dhe tё ashtёquajtur ekspertё, financohen prej korporatave qё preken drejtёpёrdrejtё prej vendimarrjeve nё dobi tё ruajtjes dhe menaxhimit tё qёndrueshёm tё mjedisit. Ndёr vite, ata kanё keqinformuar publikun duke arritur tё formёsojnё mendimet dhe qёndrimet e tij mbi ndryshimet klimatike.

Ndryshimet klimatike kuptohen si ndryshimet nё rritje, pёr njё kohё tё gjatё, tё variablave tё tillё si rreshjet, temperaturat dhe erёrat. Njё prej aspekteve tё tyre ёshtё edhe ngrohja globale qё shkaktohet nga rritja e pranisё sё gazeve serё nё atmosferё, si pasojё e mёnyrave tona tё jetesёs dhe aktivitetit tё vrullshёm industrial. Prania e lartё e dioksidit tё karbonit dhe metanit nё atmosferё, ka sjellё shkrirjen e akujve, rritje tё nivelit tё detit dhe frekuencёs sё pёrmbytjeve si dhe thatёsira nё rajone tё caktuara nё mbarё globin. Pasojat e ndryshimeve klimatike hasen kudo dhe prekin kёdo.

Pёr njerёzit qё jetojnё nё vendet e prekura prej tyre, problemet sapo kanё filluar. Konkurrenca pёr burime ushqimi, ka shkaktuar lindjen e konflikteve, deri nё luftra tё ashpra civile. Kёto tё fundit, janё pёrgjegjёse pёr formimin e valёve tё mёdha migratore drejt vendeve ku gjendet ujё, ushqim dhe punё.
Nё tё ardhmen, ndryshimet klimatike pritet të rrisin shpeshtinë dhe prurjet e emigrantëve dhe paralelisht, të rrisin paqëndrueshmërinë ekonomike dhe gjasat e ndodhjes së konflikteve. Sipas një raporti të Bankës Botërore, deri në vitin 2050, rreth 143 milionë njerëz do të lënë shtëpitë e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Arsyet lidhen me mungesën e ujit, përmbytjet e shkaktuara prej rritjes së nivelit të detit dhe shkatërrimi i të mbjellave.

Që prej vitit 2011, këto ndryshime ndikuan në rritjen e valëve migratore të sirianëve drejt Evropës. Thatësirat shumëvjeçare, përpos faktorëve ekonomikë dhe politikë, ishin një ndër faktorët kryesorë që kontribuan në përshkallëzimin e konflikteve sociale, deri në luftë civile në Siri. Që prej fillimit të konfliktit në Siri, rreth 1 milionë sirianë jetojnë dot në Evropë.
Emigrantët klimatikë sëbashku me krizën financiare që përndjek Evropën, shkaktuan forcimin e së djathtës ekstreme. Rritja e përkrahësve të tyre në Itali, Francë, Gjermani, Hollandë, Danimarkë, Norvegji dhe vende të tjera evropiane është shqetësuese për vendimarrjet e ardhshme mjedisore. Kjo pasi përkrahësit e ekstremit të djathtë janë më të prirur të mohojnë dhe tё vёnё nё dyshim pasojat e ndryshimeve klimatike.
Në vitet e fundit, mohimi për to prej politikbërësve, përkrahësve të ekstremit të djathtë dhe përfaqësuesve të industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit së qymyrit, gazit dhe naftës, si faktoi dikur Oreskes, sa vjen e po rritet. Ndërkaq, mohimi i ndryshimeve klimatike dhe ksenofobia që haset rëndom ndër përkrahësit e së djathtës në Evropë, shërben si katalizator përkeqësues. Gjendja e mohimit dhe qëndrimi i ashpër ndaj emigrantëve mund t’i paraprijnё përshkallëzimit të konflikteve në truallin evropian. Si shkruante në shekullin XVII poeti anglez John Donne “ Mos pyet për kë bien këmbanat, ato bien për ty”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: