TIRANE– Pas vendimit të DASH për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Tom Doshit dhe familjes së tij, deputeti ka folur sot për mediat nga oborri i Parlamentit. Duke folur para mediave, ai tha se nëse verifikohen zyrtarët, do të shihen rezultatet.

Ai tha nëse bëhet vetting në politikë, ikën gjysma e Parlamentit.


“Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu edhe në politikë nuk mbetet as gjysma e deputetëve në Parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë, vilat, makinat e luksit, jeta që bëjnë, dhe ta shohim si dalin”, tha Doshi.


Kujtojmë se pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: