Presidenti i SHBA­-ve Barack Obama ka votuar para kohe në Chiago në zgjedhjet për pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Obama ishte senator në Ilinois para se të bëhet president i SHBA-­ve. I pyetur nga gazetarët se për kë nga kandidatët votoi, Obama i është përgjigjur me një buzëqeshje, por dihet mbështjetja e tij për Hillary Clinton.

Fletëvotimet do të rinumërohen në fund të ditës së zgjedhjeve më 8 nëntor. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 1996 vetëm 10,5 për qind e votuesve amerikanë kanë votuar para kohe.
Në vitin 2012 ata ishin një e treta e të gjithë votuesve, ndërsa midis tyre sërish ishte Barack Obama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: