Mbeturinat shumë radioaktive do të duhet të ruhen në termocentralet bërthamore gjermane për të paktën 50 vitet e ardhshme për shkak të mungesës së një depoje për t’i ruajtur ato përgjithmonë, sipas kreut të një komisioni gjerman që po shqyrton zgjidhjet përfundimtare të magazinimit.

Michael Sailer theksoi se ”ruajtja e mbeturinave në një depo të përhershme do të përfundonte rreth vitit 2080”.

”Centrali i fundit bërthamor gjerman pritet të jetë jashtë rrjetit deri në fund të vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se jeta operative e 16 depove të përkohshme do të tejkalohej”, theksoi Sailer.

“Ne kemi 16 depo të ndërmjetme në Gjermani ku ruhen mbetje shumë radioaktive. Në shumicën e tyre, licenca e funksionimit skadon në 2045-46”, theksoi inxhinieri.

Vlerësimet e arsyeshme sugjerojnë se mund të duhen rreth 30 vjet që të gjithë kontejnerët të zhvendosen nga ruajtja e përkohshme në ruajtjen e përhershme.

“Kjo do të thotë që ruajtja përfundimtare do të marrë 2050 deri në 2080’’, theksoi Sailer.

Legjislacioni përkatës parashikon që njerëzit dhe mjedisi duhet të mbrohen nga rrezatimi nga depozita e fundit për një milion vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb