Botuesi Henri Çili në një konferencë për shtyp ka thënë se deri tani ka vetëm një plan A për mbrojtjen e tij e cila është e vërteta.
Ai ka pranuar se mund të hetohej brenda një çështjeje por jo bashkë me 14 çështje të tjera. Po ashtu ai shton se pasi të marrë pafajësinë do vlerësojë me avokatët e tij nëse do kërkojë dëmshpërblim dhe në ç’masë.

Çili shprehet se me këto spektakle dhe absurditete po humbet shteti pasi këto humbje janë në buxhetin e tij dhe në kurriz të shoqërisë shqiptare.

”Plan B për mbrojtjen tuaj?
Nuk ka, ka vetëm një plan A që është e vërteta.

Kallëzim ndaj zyrtar të lartë?

E nderuar, unë di që edhe dhoma e avokatisë do e trajtojë ankesën e avokatëve për këtë shkelje skandaloze. është kompetencë e avokatëve dhe njohje e tyre se çfarë do bëjnë. Mbaj përgjegjësi totale për ato që kam bërë dhe nuk kam bërë. Mendoj që është një moment për t’u ndalur fort në aksidentalitetin dhe pakuptimësinë në këto fushata dhe lidhjes pa sens të disa elementëve.
Unë mund të ishte objekt i një hetimi në mënyrë absolute, mund të isha përgjuar por duhet të isha thirrur brenda një çështje por jo për 14 çështje të tjera. Nuk kisha asnjë precedent më parë që të procedohesha në këtë mënyrë.

Unë nuk jam, po të isha avokat do thoja po të kisha parë dosjen do thoja ka fajësi apo pafajësi të pjesshme. Nuk jam profesionist. Në opinionin ligjor të ekspertëve të mi kjo çështje ka një hapësirë të madhe në Gjykatën e Lartë për t’u dhënë drejtësi.
Ju kujtoj se fajtor është dikush që dënohet me vendim të formës së prerë. Ne harrojmë disa parime bazë.

Fatura?
Atë do e vlerësojnë avokatët pas pafajësisë. Por po i shkaktohet një dëm shoqërisë shqipare pasi dëmshpërblimet po i bëjnë dëm buxhetit të shtetit nga këto spektakle dhe absurditete.
Duhet të kuptohet vërtet se cila është cilësia e dhënies së drejtësisë në këtë vend. A do ndikojë kjo ngjarje në çështjen që ka në dorëzim në Gjykatën e Lartë.
Unë jam pronar i studios, jo i punësuar i punës sime. Ka qëllimet e veta studioja, mund ta lërë, mund ta mbajë, mund ta lërë dhe të mbajë dhe 4 të tjera.”- tha Çili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb