TIRANE

Balerina e njohur shqiptare, Kaludia Pepa ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj një foto me të cilën ka treguar se si e ka kaluar ditën e sotme duke u relaksuar.

E rrethuar nga trëndafila të kuq, Klaudia ka pozuar në vaskë, teksa krah fotos ka shkruar: “Pas një dite të bukur të shpenzuar në @chalet_al_foss është koha për një banjë relaksuese me petale. A jeni kuriozë të dini kush e organizoi këtë surprizë të bukur? Mirë, për momentin nuk do ju tregoj asgjë”.

Me këto fjalë Klaudia ka ngacmuar jo pak imagjinatën e ndjekësve të cilët mund të mendojnë se kjo surprizë ka ardhur nga një njeri shumë i dashur për të, për shkak se ajo është e rrethuar dhe nga shumë trendafila të kuq. Megjithatë deri në momentin që vetë Pepa do të zgjedhë të ndajë më shumë detaje, të gjithëve do u duhet vetëm të aludojnë, duke mos zbuluar asnjë detaj më tepër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: