Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, në një intervistë për “Tuttosport”, foli për finalen e Conference League, e cila do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, në “Air Albania”:

“Kemi një nga impiantet më të bukuar në Evropë, për ne do të jetë si një Super Boël i vogël.

A jam i shqetësuar për tifozët e shumtë? I shqetësuar jo, por për ne është një risi absolute. Nëse do të ishte për mirëpritjes, jemi një vend që do të luftonte për organizimin e Champions”, u shpreh Rama duke u ndalur më pas te fakti që në finale është një skuadër italiane, Roma:

Rama
Rama

“Jam shumë i lumtur, që i vogël gjithnjë kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë speciale për Jose Mourinho”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb