GRAMSH

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas prishjes së digës së HEC-it në Kanionit të Holtës. Ai shprehet se kjo bukuri e magjishme e Kanionit të Holtës nuk preket dhe nuk do të preket kurrë. Sipas shefit të qeverisë, fjala e dhënë nuk zhbëhet, ndërsa kërkon prej qytetarëve të kenë pak më shumë durim.

“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket? Për ne PO-ja është PO? dhe JO-ja është JO?Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty? Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi? Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem?”-shkruan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb