Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeministrit Rama t’u paguajë qytetarëve dhe jo të vijojë pagesat për oligarkët.

Sot kryeopozitari Lulzim Basha propozoi urgjentisht dhe mbylljen e fasonerive ndërsa pagat e punonjësve të siguroheshin nga anulimi i 3 koncesioneve të inceneratorëve.

Bardhi thotë se Rama bën vjedhje të jashtëzakonshme me mbishkrime sekrete edhe në këtë kohë krize dhe i bën apel të ndalë korrupsionin me tenderat dhe të anulojë koncesionet.

 

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbshtetje, jo për propagandë e justifikime bajate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb