SHBA-Një skenë që të përlot, ajo e publikuar në Facebook nga Carolina Equine Rescue & Assistance, një shoqatë që kujdeset për kafshët me qendër në Wingate, në Carolinën e Veriut, SHBA.

Molly, një ekzemplare femër golden retriever, kujdeset sipas mënyrës së saj për Sammy, një kalë që është shpëtuar nga vullnetarët e qendrës pas një faze shumë të rëndë kequshqyerje.

«Molly është një qen i jashtëzakonshëm dhe ka aftësinë për të kuptuar kur një tjetër kafshë nuk është mirë- ka thënë për mediat lokale Darlene Kindle, drejtoreshë e qendrës. Më këtë rast ajo i është afruar kalit dhe ka ndenjur për orë të tëra e ulur pranë Pony’.

Një skenë që përsëritet çdo ditë.

’Kali mbërriti në qendrën tonë pothuajse pa jetë dhe shumë i dobësuar. Që nga ajo ditë edhe falë dashurisë së Molly, Sammy filloi të përmirësohej dhe të shërohej”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: