Javën e kaluar takimi Flamurtari-Kamza nisi me vonesë pasi klubi vlonjat dhe tifozët protestuan ndaj FSHF-së për vendimet e arbitrave në këto fillim sezoni. Në një banderolë drejtuar FSHF-së nga tifozët e që u konsiderua si sjellje e parregullt në stadium shkruhej: “Pulave iu ka hije të kakarisin vetëm në kotec”.

Komisioni i Disiplines pranë FSHF-së sot mori vendimet për ngjarjet e javës që lamë pas ku Flamurtari u dënua me 4 ndeshje pa tifozë si dhe 100.000 lek të reja gjobë. Menjëherë pas këtij vendimi vlonjatët kanë reaguar me një status në “facebook” ku shprehen se FSHF i masakroi pa u bazuar në rregullore.

Postimi i Flamurtarit

– Vazhdon masakra e FSHF-se ndaj Flamurtari Football Club .
Vendimi i sotem i KSD si me poshte :

1 . Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë .

– Vendimi I KDS nuk eshte I bazuar ne rregullore

Neni 66
Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve

Pika 1 . Personat juridikë, shoqatat dhe/ose klubet mikpritëse të ndeshjeve janë përgjegjëse për sjelljen e gabuar të spektatorëve, pavarësisht se faji mund të kryhet me vetëdije apo pa vetëdije, dhe si rrjedhim dënohen me gjobë në çdo rast. Mund të vendosen edhe dënime të tjera në rastin e verifikimit të ngjarjeve të rënda.

Pika 3 . Sjellje e gabuar përfshin akte të dhunës ndaj personave ose objekteve, lëshimi ose hedhja e mjeteve ndezëse, hedhja e fishekzjarrëve, paraqitja e parullave politike ose ofenduese të çfarëdolloj forme, shprehja e fjalëve ose zhurmave/tingujve ofenduese, ose hyrja në fushën e lojës.
Në rastin e verifikimit të shkeljeve si më sipër ndaj perso-nave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dëni-met si më poshtë:

germa b ) . Në rastin e hedhjes së mjeteve ndezëse, hedhjes së fishekzjarrëve, hedhjes së gurëve ose sendeve të tjera brenda rrethimit të fushës së lojës, duke shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të përkoh- shme të lojës, sanksionohen me ndalimin e zhvilli- mit të ndeshjes në stadiumin përkatës për jo më pak se 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb