Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali për shkak të një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Ischia, ndërsa viktima është James Veismaili, me origjinë shqiptare, i cili prej dy javësh ndodhej mysafir tek motra e tij në ishull.

Jeta e tij përfundoi për pak minuta kur një grua italiane që drejtonte një “Peugot” e përplasi. Policia e ka ende të paqartë se çfarë ka ndodhur pasi në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi, ndërsa dyshohet edhe se gruaja mund të jetë përgjumur, pasi punonte në një hotel dhe ishte duke u kthyer në shtëpi.

Po kështu mësohet se në vitin 2012 drejtuesja e makinës kishte aksidentuar për vdekje edhe një karabinier.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb