Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një intervistë në “News 24”, u pyet se për sa kohë do të dalë rezultati i zgjedhjeve, ku do të përcaktohet fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve.

Celibashi theksoi se do të duhen 48 orë që të dalë rezultati, duke shtuar se KQZ do përpiqet që të nxjerrë rezultatin sa më shpejt.

“Sa i takon përqindjes së votuesve, KQZ ka bërë një lloj sodimi, sepse një orë të caktuar qendra votimi raportojnë pranë institucionit tonë. Qendrat e votimit raportojnë në orë të ndryshme. Kanë marrë pjesë 48.2 për qind  e votuesve, por shifra zyrtare del kur të bëhet raportimi për të gjitha qendrat e votimit. Edhe më 2017, përqindja e pjesëmarrëve është ndryshe në fillim dhe ndryshe në fund.

Diferencat gjithsesi janë shumë të vogla. Marzhi i gabimit mes shifrës fillestare dhe asaj finale mund të luajë me 2-3 për qind. Sa i përket votimit elektronik, ka qenë i suksesshëm. Do ishte mirë që procesi i nxjerrjes së rezultatit të bëhej në QV. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që rezultati të dalë për 48 orë, edhe objektivisht mund të realizohet. Numëruesit trajtohen para se të nisë numërimi.”, u shpreh Celibashi.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb