Qytetarët ukrainas duhet të përgatiten për “sulme të reja”, ka paralajmëruar presidenti Volodymyr Zelenskyy, i cili ka deklaruar së fundmi se kriza nga konflikti “nuk do të qetësohet”.

“Ne e kuptojmë se terroristët po planifikojnë sulme të reja. Ne e dimë këtë si fakt,” tha Zelenskyy në fjalimin e tij, ndërsa shtoi se për sa kohë që rusë të kenë raketa ata nuk do të ndalojnë”.

Zelenskyy deklaroi se java e ardhshme mund të jetë po aq e vështirë sa javën e kaluar, kur sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike i sollën ukrainasve ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: