Cfarë mund të jetë më romantike sesa të kalosh natën e San Valentinit në dhomën ku është bërë historia më e famshme e dashurisë e të gjitha kohërave? Këtë pyetje i kanë bërë vetes edhe pronarët e Airbnb, që kanë vendosur të dhurojnë për 14 shkurtin, ditën e të dashurve, shtëpinë e Xhulietës.

Airbnb ka vendosur të bëjë të mundur të kaloni një natë në shtëpinë e protagonistes së tragjedisë së William Shakespeare. Për të marrë pjesë mjafton të dërgoni një letër ku të dashuruarit tregojnë historinë e tyre të dashurisë. Shtëpia e Xhulietës do të kthehet në një banesë për herë të parë që nga vitet 30-të’.

‘Paketa e të dashuruarve’ përfshin, pritjen e çiftit në shtëpi nga një maxhordom, darkë nën dritën e qirinjve në sallonin qendror nën kujdesin e shefit të kuzhinës Giancarlo Perbellini, prenotimin në dhomën e Xhulietës dhe në shtratin e përdorur nga Zeffirelli në filmin Romeo dhe Xhulieta.

Më pas një shëtitje në vendet e protagonistëve të historisë së dashurisë të dy të dashuruarve të Shakespirit.
Pavarësisht se Shakespiri në tragjedinë e tij nuk e specifikon me saktësi shtëpinë e protagonistes së tij, shtëpia ne qendër të Veronas është bërë ndër vite një vend pelegrinazhi për të dashuruarit e të gjithë botës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb