Ajo është një nga aktoret më të famshme të Hollywoodit, që pavarësisht moshës së saj shfaqet më në formë se asnjëherë. Sharon Stone ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet me bikini dhe ngjall zili për të gjitha femrat e moshës së saj, të cilat nuk mund t’i mbajnë për shkak të peshës dhe ndryshimeve trupore.

E ulur me pozicionin yoga buzë një pishine në shoqërinë e dy miqve të saj, ylli i ‘Basic Instict’, shfaqet më në formë se asnjëherë me bikini të kaltër, duke konfirmuar edhe një herë që mosha është vetëm çështje numrash. Në moshën 61 vjeçare ajo shfaqet perfekte.

Të plakem është objektivi im kishte thënë në një interviste për The Hollywood Reporter, disa kohë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disiplina dhe dieta janë sekretet e saj, por edhe Nëna Natyre duket se i ka dhënë një dorë . Përpiqet gjithmonë të ushqehet shëndetshëm, adhuron kuinoaa, perimet dhe eviton ushqimet e konservuara, edhe pse thotë që e ka shumë të vështirë të heq dorë nga patatet e skuqura.

Para 7 vitesh ajo ka eliminuar alkoolin dhe ndryshimi ka qene i dukshëm. Ajo është martuar dy herë ( me producentin Michael Greenburg dhe me botuesin e San Francisco Chroniche, Phil Bronstein) me të cilët është ndarë.

Stone ka 3 fëmijë, të gjithë të adoptuar, Roan Joseph, 18 vjeç, Laird Vonne, 14 dhe Quinn Kelly, 12 vjeç.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb