Courteney Cox dhe i dashuri i saj prej shumë vitesh, muzikanti Johnny McDaid , janë detyruar të karantinohen veçmas, dhe kjo ka qenë e vështirë për ta që të ndahen kaq gjatë.

“Atij i është dashur të shkonte në Zvicër, por papritur ndodhi, [karantina],” i tha aktorja Ellen DeGeneres.

“Unë kam një kohë të gjatë pa e takuar, shihemi për shumë kohë në FaceTime, por tani, oh, Zoti im, thjesht më ka marrë malli shumë. Ka qenë e vështirë, vërtet. Kjo është koha më e gjatë që kam kaluar larg tij”, u shpreh aktorja.

Cifti u panë për herë të fundit së bashku në muajin mars, para se të fillonte faza e masave ndaj Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: