Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit reagoi ashpër ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla që nuk e kishte futur në rend të ditës kërkesën e saj për interpelancë për deklaratat fyese sipas saj të pjesëtarit të fondacionit amerikano-Shqiptar Richard Hodges, për Butrintin.

Sipas Zhupës, me rëndësi nuk është fakti nëse ikën Ahmetaj dhe vjen Balluku në vend të tij, por çështja e Butrintit.

“Jeni në dijeni të deklaratave antishqiptare që ka mbajtur Richard Hodges, pjesëtari i Fondacionit Amerikan-Shqiptare. Kemi bërë një kërkesë për interpelancë urgjente që duhet të ishte pika e parë e rendit të ditës sot. Një çështja me rëndësi, por nuk morëm asnjë shpjegim se pse nuk kishte vënë këtë çështja në rendi dite. Besoj se për qytetarët shqiptarë sot nuk është e rëndësishme nëse ikën Beni dhe vjen Bela, por bëhet fjalë për identitetin e shqiptarëve. Deklarata e Richard Hodges është fyerje, tradhti kombëtare. Dhe jo që të heshtjen përballë këtij fakti, bashke me pupacen në Ministrinë e Kulturës.”, tha Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb