Ju kujtohet Marilyn Monroe në filmin ’Kur gruaja është me pushime’? Ajri që frynte i ngrinte fustanin duke i nxjerrë në pah këmbët. Është pak a shumë ajo që i ka ndodhur edhe këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mjafton të zëvendësosh rrugët gri të New Yorkut me plazhet e nxehtë të Miamit dhe të shtosh pak sensualitet. Incident me drita të kuqe për Rita Orën në breg të detit, e cila është fotografuar me një fustan ngjyrë të verdhë pak transparent.

Fokusi i këtyre fotove janë këpucët, një palë sandale bojëqielli me taka të Deichmann Shoes. Për fat të keq këpucët kanë kaluar në plan të dytë, kjo për shkak të erës dhe pozave provokuese të Ritës, që ka nxjerrë në pah të pasmet dhe jo vetëm.

Në pjesën e përparme Rita Ora ka zbuluar të brendshmet ngjyrë mishi dhe tatuazhet e saj. Ylli i pop-it nxjerr në pah të pasmet perfektë dhe këmbë të tonifikuara dhe të skalitura. Me shumë gjasa dikush tjetër do ishte ndjerë në siklet duke u gjendur papritur gjysmë nudo përpara objektivit të kameras, por jo Rita. Këngëtarja pozon me sensualitet duke lëvizur copën e fustanit dhe duke treguar gjithçka, përveç këpucëve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb