Këtë fundjavë në Teatrin Skampa do të vihet në skenë vepra “Jashtë bie borë”, me regji të Hervin Çulit dhe me një kast të mrekullueshëm aktorësh.

I ftuar në “Opinion” në “New24”, Drejtori i Teatrit Kombëtar, Çuli u shpreh se kjo është një komedi tragjike që flet për dashurinë për familjen.

Henri Çuli

“Është pse është një vepër napolitane por ngjan shumë me realitetin shqiptar”, u shpreh Çuli, duke i bërë thirrje publikut që të mos e humbasin këtë shfaqje.

Premiera do të jetë në datat 8,9 dhe 10 Prill në orën  19:00.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb