TIRANE – Erion Isai dhe Bes Kallaku, ishte një zgjedhje shumë zgjuar e Ardit Gjebreas në këtë edicion të 19 të ‘Kënga Magjike’. Dy aktorët e humorit kanë treguar aftësi shumë të mira në prezantim, por gjithashtu kanë bërë për të qeshur me batutat e tyre publikun, duke i dhënë më shumë gjallëri këtij spektakli.

Ndryshe nga vitet e tjera, në skenë janë ngjitur gjithsej 8 prezantues dhe sigurisht nuk i kanë shpëtuar dot krahasimit se cili është më i miri, apo se kush prej tyre paguhet më shumë. Kur vjen puna tek paga të gjithë jemi kuriozë të dimë.

I pyetur nga ‘Thumb’, Erioni nuk ka dhënë një shifër konkrete, por ka treguar se është paguar “shuuumë mirë’.”S’e dimë sa paguhet njëri e tjetri, por paguhemi shuuumë mirë”, u shpreh ai.

Nuk e dimë se çfarë shifre i referohet Erioni kur thotë ‘shuuumë mirë’, dhe s’besojmë se do e mësojmë ndonjëherë, por e rëndësishme është që ai ka mbetur i kënaqur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: