Google Maps i ka çaktivizuar të dhënat e trafikut drejtpërdrejt në Ukrainë të cilat shfaqen në aplikacionin e saj.

Aplikacioni tregon se sa të ngarkuara janë rrugët duke mbledhur të dhëna anonime nga telefonat inteligjentë Android, por tani është fikur në rajon përkohësisht për t’i mbrojtur përdoruesit.

Google për BBC ka konfirmuar se ka ndërmarrë veprime për sigurinë e komuniteteve lokale, pas konsultimit me autoritetet rajonale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb