TIRANE

Dojna Mema dhe Vlashent Sata tashmë janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbizz-it shqiptar. Ditën e djeshme, këngëtari festoi 38-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast partnerja e tij, Dojna, i ka dedikuar disa fjalë zemre.

Ajo publikoi në Instagram-in e saj një foto, në të cilën shihet me Vlashentin teksa shijojnë një ‘udhëtim’ me kuaj.

Ndërsa në foton e dytë ishte shkruar “se tana copëzat e tua ty t’i du”, referuar këngës “Copëzat” që Vlashenti lansoi para disa viteve në të cilën Dojna ishte protagonistja.

“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje.
Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : ‘E ka fajin soba, ti je për bukuri’.
Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj.
Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër.
Për ty q’ në vend të zemrës ke një diell.
T’ uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë)! Gëzuar ditëlindjen dashuri!”, ishin fjalët e moderatores.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: