Eh dashuria çfarë bën, e djeg edhe votën! Kështu ka ndodhur në Shkodër, ku një i dashuruar ka përfituar nga 30 qershori i votimit për t’i shprehur dashurinë ‘vajzës së ëndrrave’.

Ndryshe nga disa të tjerë të cilët preferuan që me fletën e votimit t’i jepnin një mesazh politikës, ky shkodran ka zgjedhur një mesazh më personal.

“Për ty Redona t’kam dashuri”, shkruan votuesi anonim poshtë kandidaturës së vetme për Shkodrën. Shpresojmë që Redona ta ketë marrë mesazhin.

Mesazhi
Mesazhi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb