Lajmet e qarkulluara ditët e fundit nga mediat botërore, në lidhje me vaksinat e kompanisë AstraZeneca, kanë shqetësuar qytetarët shqiptarë, për vetë faktin, se 38.400 doza të kësaj kompania mbërritën mbrëmjen e djeshme në vendin tonë dhe do të përdoren për pedagogët dhe mësuesit.

Shqetësimet e tyre, komentuesit ia kanë shprehur vetë kryeministrit Rama, përmes komenteve në rrjete sociale.

E ky i fundit, nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje disave prej tyre.

Një llogari në “Facebook”, me emrin Genci Genci i ka drejtuar pyetjen kryeministrit:

“Po zoti kryeministër, bëni mësuesit dhe pedagogët, të tjerët le të vdesin. Ç’a janë këto se latë nam, pse nuk ka vaksinim si Evropa, nga mosha më e madhe e deri te më e vogla. Nuk e bëhet Shqipëria me këta jo”. Nuk ka munguar as kundërpërgjigja e kryeministrit, i cili shkruan:

“Ne po bëjmë fiks si të gjithë të tjerët që ta dish ti!”.

Ndërkohë, një përdoruese tjetër shkruan se vaksinën AstraZeneca e ka pezulluar e gjithë Evropa, ndërsa kryeministri Rama i përgjigjet kështu kësaj pyetje: “Ata kanë pezulluar një seri tjetër, ndërkohë që Britania e Madhe e plot të tjerë vazhdojnë, prandaj dëgjoje çfarë kam thënë e mos kërkoni të tërë shpjegimin e njëjtë tek e tek!”.

Kujtojmë se Organizata Botërore err Shëndetit, tha dy ditë më parë se shtetet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën AstraZeneca, nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi deri më tani sipas tyre nuk ka asnjë provë që kjo të jetë e vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb