Adriano akoma nuk është dorëzuar, “perandori” ndihet akoma futbollist dhe ka akoma dëshirë që të lëshojë të majtën e tij të fuqishme drejt portës. Nga 28 maji i 2016-ës, ish-sulmuesi i Inter ka mbetur pa ekip pas eksperiencës zhgënjyese të kaluar te Miami United, por akoma shumë adhurues në botën e futbollit. Në fakt, Joao Paulo Magalhaes, përgjegjës i skuadrës së parë të Boavista-s, klubi i Serisë D braziliane, ka deklaruar se: “Dyert janë gjithmonë të hapura për të. Mund të stërvitet afër shtëpisë, nëse ka dëshirë të kthehet, ne e presim”. Pavarësisht moshës 34-vjeçare dhe mbipeshës, Adriano një prej talenteve më të paplotësuar të historisë së futbollit mesa duket e ka marrë seriozisht rikthimin në futboll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: