“Të gjitha endet janë gjithnjë e më të bindura se askush nuk është imun ndaj banditizmit të Perëndimit”, është shprehur ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në një takim të komisionit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbështetjen për rusët jashtë vendit.
“Sa i përket Perëndimit, presidenti Putin me vend e ka quajtur atë një ‘perandori të gënjeshtrës’. Perëndimi ka kohë që nuk perceptohet globalisht si fener i demokracisë, SHBA dhe satelitët e saj të NATO-s kanë minuar plotësisht reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm ndërkombëtarë që janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje. Kuptimi se fjalë për fjalë askush nuk është i imunizuar nga shpronësimet dhe banditizmi shtetëror nga ana e ish-fuqive koloniale po bëhet gjithnjë e më i fortë në botë”, tha Lavrov.
Lavrov shtoi më tej se Rusia dhe disa shtete të tjera, numri i të cilëve po rritet, po e reduktojnë vazhdimisht varësinë e tyre nga dollari amerikan.
“Ne po punojmë së bashku me njerëz me të njëjtin mendim për transferimin e shlyerjeve ndërkombëtare në monedhat kombëtare dhe krijimin e sistemeve alternative të pagesave dhe logjistikës në mënyrë që të mos varemi nga ta. Në përgjithësi, ne jemi duke punuar drejt krijimit të një arkitekture më të drejtë globale monetare, financiare, tregtare dhe ekonomike, e cila objektivisht kontribuon në luftën kundër manifestimeve të reja të neokolonializmit”, shtoi ai.