Koreja e Jugut ka një mision mjaft të vështirë përpara, ku për të vazhduar të bëjë surprizën në Botëror duhet të mposhtë skuadrën e Brazilit në fazën 1/16. Në prag të këtij takimi ka  folur trajneri i koreanëve, Paulo Bento i cili ka prekur tema të ndryshme si koha e shkurtër e përgatitjeve apo edhe rivali pa/me Neymar në fushë.

“Mungesa e përgatitjeve- Është diçka çnjerëzore, FIFA kështu u jep kushte më të këqija atyre që tashmë kanë më pak shanse për të fituar. Tashmë është e vështirë të konkurrosh me Brazilin që është kandidati kryesor për të fituar Kupën e Botës, me këto kufizime është edhe më shumë.

Unë do të isha hipokrit nëse do të thosha se është më mirë të luash kundër Neymar sesa pa të në fushë, por të jem i sinqertë unë gjithmonë preferoj lojtarët më të mirë të luajnë. Do të jetë në dorën e Tite të vendosë dhe kjo do të jetë në dorën tonë që të vendosim strategjinë më të mirë për t’u përballur me ta. Brazili ka mundësi të mëdha, ne më pak, por në një ndeshje kemi më shumë shanse se në një kampionat të tërë. Nuk kemi asgjë për të humbur, vetëm për të fituar. Ne duam të japim imazhin e një ekipi që dëshiron të konkurrojë deri në fund” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: