Mund të kishte qenë edhe më e madhe sikur në vend të Uellsit të kishte qenë një skuadër tjetër, por vlera e 16 ekipeve të kombëtare të kualifikuara në 1/8 finale të Euro 2020 shkon në 10 miliardë euro, dyfishi i buxhetit të Shqipërisë.

Anglia vlen plot 1.26 miliardë, ndërsa skuadra më e lirë është Uellsi me 177 milionë euro (Bale nuk kushton më si dikur). Përballja më e shtrenjë e 1/8-ve është padyshim Angli-Gjermani, që kalon kufirin e 2.2 miliardëve, ndërsa Suedi-Ukrainë vlen vetëm 410 milionë euro.

Pas “Tre Luanëve”, renditja vazhdon me Francën, Gjermaninë, Spanjën Portugalinë, Italinë, Belgjikën e Holandën. Diferenca më e madhe në këtë fazë është në dueli mes Francës dhe Zvicrës ku “Gjelat” kushtojnë rreth 700 milionë më shumë se helvetët.

Futbollisti më i shtrenjtë? Pa as më të voglin dyshim Kilian Mbappe që sot vlerësohet 160 milionë euro. Pas tij janë Sterling, Harry Kane e kështu me radhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb