TIRANE – Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Giovanni De Biasi, ka folur sot pasdite përpara mediave të interesuara për ndeshjen Austri-Shqipëri që do të luhet nesër në “Hernst Hapel” të Vienës.

“Ne do të luajmë me kujdes, si në eliminatore. Nuk kemi frikë askënd. Ne kemi lënë pas edhe ekipe të forta në grupin tonë eliminator”,- deklaroi trajneri i kombëtares së Shqipërisë.

Ndërkaq kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot rreth orës 19: 30 stërvitjen e saj të fundit përpara ndeshjes me Austrinë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi, është stërvitur në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja miqësore nesër pasdite.

Seanca stërvitore është ndjekur nga drejtuesit e delegacionit, Presidenti Armand Duka, Sekretari Ilir Shulku si edhe një grup tifozësh të ardhur nga Amerika, Europa, Shqipëria dhe rajoni.

Kjo është e para mes dy miqësoreve që skuadra e De Biasit do të luajë në muajin mars.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb